Protestuesit serbë po kërkojnë që njëherë të largohet Policia e Kosovës

Në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak është liruar njëra krosi e rrugës që ishte e bllokuar për 13 ditë rresht me mjete të rënda transportuese të mbushura me zhavorr.
Ekipet e RTV21 janë duke qëndruar në kë dy pika kufitare dhe raportojnë se qytetarët serbë po kërkojnë që fillimisht të largohen policia e më pas makineritë e mbetura.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës thotë se ka urdhër të qëndrojë derisa të lirohet komplet rruga.
Ndërsa, situata vazhdon të jetë e qetë./21Media

Back to top button