​PS e PD në Shqipëri me rezoluta për situatën në Kosovë

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare me një minutë heshtje për rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit.

Fillimisht nga partia Demokratike është bërë e ditur se kanë depozituar në Kuvend një rezolutë në mbështetje të asaj të Kuvendit të Kosovës.

Pastaj edhe nga Partia Socialiste kanë thënë se kanë gati një draftrezolutë.

Kryetarja Lindita Nikolla, ka bërë të ditur se të mërkurën do të mbahet Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, për të shqyrtuar dy rezolutat e paraqitura nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, mbi ngjarjet në veriun e Kosovës.

Back to top button