PS rezolutë për sulmin në Kosovë: Serbia të dorëzojë kriminelët

Partia Socialiste ka përgatitur një projekt-rezoltutë që dënon sulmin me armë në veri të Kosovës, ku si pasojë e kësaj u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Kërkesë për mocion dhe miratim Projekt-Rezolutë “Për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në Veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e në rajon”- thuhet në kërkesën drejtuar Kuvendit.

Në pr/rezolutë kërkohet që Serbia të hapë një hetim transparent për organizuesit e sulmit në Kosovë dhe të dorëzojë kriminelët. Si dhe përmes kësaj projekt ashtu, PS kërkon që KFOR-i të shtojë trupat në veri.

“Partnerët të ushtrojnë ndikim për të ballafaquar Serbinë me rolin që ka patur në sulm. SHBA dhe BE të ngrenë alarmin për të parandaluar rrezikun që i kanoset paqes dhe sigurisë së Kosovës.” thuhet ndër të tjera në pr/rezolutë./21Media

Back to top button