Psaki: SHBA-ja nuk hyn në luftë me Rusinë

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se SHBA-ja nuk do të hyjë në luftë me Rusinë.
“Nuk do të hyjmë në luftë me Rusinë, dhe as nuk do të vendosim trupat tona në Ukrainë, për ta luftuar Rusinë”, ka thënë Psaki.

E pyetur nëse kjo nuk do të ndodhë edhe po të bëhet pushtimi i plotë i Ukrainës, Psaki ka thënë se as atëherë SHBA-ja nuk do të futet në luftë me Rusinë.
Trupat ruse mund të sulmojnë Ukrainën në çdo kohë, u tha gazetarëve në konferencën e saj ditore sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki./21Media
Back to top button