Republika Çeke nga 1 marsi heq masat kufizuese

Qeveria çeke ka rënë dakord të lehtësojë më tej kufizimet e koronavirusit pasi vala e infeksioneve të shkaktuara nga varianti shumë i transmetueshëm omicron po vjen duke u tërhequr.
Ministri i Shëndetësisë, Vlastimil Valek tha se të gjitha kufizimet në numrin e njerëzve që ndjekin çdo tubim publik, përfshirë ndeshjet sportive dhe koncertet, do të hiqen më 1 mars.
Valek tha gjithashtu se testimi i detyrueshëm i punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe personelit në shtëpitë e pleqve do të përfundojë më 13 mars. Po atë ditë, maskat do të mbeten të detyrueshme vetëm në transportin publik dhe në spitale, klinika ambulatore dhe shtëpi pleqsh.
Republika Çeke regjistroi mbi 14,000 raste të reja ditore të martën, rreth gjysma e asaj që ishte raporti ditor një javë më parë. Shkalla e infeksionit shtatë-ditor ra në 809 për 100,000 banorë të martën nga 939 një ditë më parë.
Numri i pacientëve me COVID-19 që kanë nevojë për shtrimin në spital ka rënë në 3,297 të martën, rreth 1,000 më pak se një javë më parë.
Kombi i Bashkimit Evropian prej 10.5 milionë banorësh ka mbi 6.8 milionë njerëz që konsiderohen të vaksinuar plotësisht dhe pothuajse 4 milionë të cilët kanë marrë një vaksinë përforcuese. Në përgjithësi, Republika Çeke ka regjistruar 38,403 vdekje të lidhura me virusin./21Media

Back to top button