PSD aksion para Kuvendit për Trustin

Me parullën “Kuvend jodemokratik” partia Social Demokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit , lidhur me peticionin që ishte nënshkruar nga qytetarë për të kërkuar inicimin e ligjit për faljen e gjobave të pandemisë.
“E vonuan, e zvarritën, por nuk arritën ta ndalin. Peticioni i nënshkruar nga mbi 11 mijë qytetarë, ku kërkohet inicimi i ligjit për faljen e gjobave të pandemisë, tash së fundi kaloi të gjitha procedurat burokratike, por jo edhe lejimin e pjesëmarrjes në seancë ku diskutohet dhe votohet kjo temë.“, thuhet në reagimin e PSD-së.
Po ashtu PSD akuzon përfaqësuesit se janë të kapur ngusht pas pushtetit të tyre.
“Është dekurajuese qasja e Kuvendit, përkatësisht kryeparlamentarit Konjufca, për qytetarët që kanë nevoja dhe organizohen rreth çështjeve në interes për ta. Demokracia përfaqësuese është më e gjërë sesa formaliteti i shtruar në institucione.
Ligji e mundëson, deputeti e refuzon. Në vend se të nxiten iniciativat e tilla dhe të mbrohen direkt nga qytetarët, frika e pushtetit zuri ulësen e tyre. Këta përfaqësues janë të kapur ngushtë pas pushtetit të tyre.“, përfudon reagimi.
Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike në vend, tërheqja e 30 për qind të mjeteve të trustit vazhdon të jetë kërkesë e qytetarëve. Iniciuesi i këtij projektligji, deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme projektligji do të shkoj në Kuvend. Nga ana tjetër, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka dashur ta komentojë, duke thënë se tani trusti nuk është në rend të diskutimeve./21Media

Back to top button