Arrestohet një 55 vjeçar i kërkuar në Ferizaj

Një person i moshës 55 vjeçare u arrestua në Ferizaj. Policia sot informoi se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi prej 90 ditëve.
“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar , sot në orën 09:50 në fshatin Varosh të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, me inicialet S.H (M/K) i moshës 55 vjeçar.”, bëri të ditur Policia.
Pas kompletimit të dokumentacionit, 55 vjeçari u dërgua në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button