PSD “gjobit” ministrin në detyrë Armend Zemaj

Krasniqi: Të fortët nuk janë dënuar, të dobëtit janë dënuar

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik e ka “gjobitur” ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj për mosrespektim të masave anti-COVID. PSD sot ka vendosur fletëpërmbajtjen e gjobës në hyrje të objektit të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas anëtarit të kësaj partie, Frashër Krasniqi pandemia ka nxjerrë në pah dhe ka thelluar pabarazinë ekonomike dhe sociale. Këto dallime siç tha ai, janë pasqyruar edhe me sundim të ligjit në mënyrë selektive./21Media

Back to top button