17 vjeçari vrau 4 anëtarë të familjes dhe një grua shtatzënë

 

Një adoleshent akuzohet për vrasjen e pesë personave dhe një foshnje të palindur nga disa të shtënë në shtëpinë e familjes së tij në qytetin amerikan, Indianapolis.

Prokuroria e Qarkut ngriti akuza kundër Raymond Childs III, 17 vjeçarit të enjten në mëngjes, sipas të dhënave të gjykatës.

Ai po përballet me gjashtë akuza për vrasje, një akuzë për vrasje në tentativë dhe një akuzë për mbajtjen e një pistolete pa licencë, transmeton rtv21.tv.

Childs III dyshohet se ka vrarë nënën e tij Kezzie Childs, 42 vjeç, babain Raymond Childs Jr, 42 vjeç, vëllain 18 vjeçar Elijah dhe motrën 13 vjeçare Rita.

E dashura e Elijah, Kiara Hawkins, 19, u vra gjithashtu, së bashku me djalin e saj të palindur.

Ai u identifikua si personi i armatosur nga vëllai i tij i vogël Xavier Childs, i cili pësoi plagë me armë ndërsa iku nga shtëpia, tha policia.

Xavier, 15 vjeç, mbetet në spital si pasojë e plagëve të marra.

Childs III do të përballet me një dënim maksimal me burg./21Media

Back to top button