PSD kërkon lirimin e 16 aktivistëve të arrestuar

 

Partia Socialdemokrate reagoi pas arrestimeve të sotme të aktivistëve të saj nga policia. PSD këkoi që 16 aktivistët e arrestar të lirohen.

Aktivistët e tyre janë arrestuar gjatë protestës.

“Gjatë aksionit të sotëm simbolik për të shpërfaqur hipokrizinë e institucioneve të Kosovës karshi qytetarëve të saj, të cilët shqiptuan gjoba në vlerë prej 3 milion eurosh për qytetarët e gati asnjë për tubimet e partive politike, aparati policor shtetëror ndërhyri dhunshëm për ta ndërperë aksionin duke arrestuar aktivistët e PSD-së. . Ligji është nxjerrë nga politikanët, të cilët janë të parët dhe pothuajse të vetmit që nuk po e zbatojnë dhe për këtë nuk ndëshkohen.”, u bë e ditur në komunikatë.

PSD bëri publik emrat e aktivistëve të arrestuar dhe arrestimin e tyre e quajti të padrejtë.

“Kërkojmë urgjentisht që aktivistet dhe aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë që iu është bërë nga policia.”, b%ri të ditur tutje PSD.

Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate protestuan sot para Stacionit të Policisë së Kosovës në qendër dhe shkruan në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”. Me këtë rast, pati ballafaqim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat përfunduan me arrestime./21Media

 

Back to top button