PSD kundërpërgjigjet me “Videoja e vërtetë e Vetëvendosjes”

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka publikuar një tjetër video nga ajo që publikoi një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje ku kritikonte ish-liderët e Kosovës.
“Videoja e vërtetë e Vetëvendosjes” është titulli i përmbledhjes të cilën e ka postuar Krasniqi në rrjetet sociale.
“Për vetëm dy vite qeverisje Kosova e filloi lulëzimin. Ju hypëm gjipave, i lamë pas banesat e vogla dhe dolëm në shtëpi më të mëdha e më luksoze, e kështu filluam punën”, nis videoja që kritikon liderët aktualë shtetërorë.
Tutje, videoja ka përmbledhje për të gjithë familjarët e pushtetarëve që thuhet se u punësuan në institucionet shtetërore teksa Kurti me bashkëpuntorë akuzonte pozitën për nepotizëm.
“E rregulluam furnizimin me energji duke ia dhënë KEDS-it 145 milionë euro dhe pas 20 vitesh më në fund Kosovës ia kthyem reduktimet e rrymës. 20 vite iu pagua rryma veriut e na vetëm për 1 vit e gjysmë qeverisje e rritëm këtë buxhet. 40 milionë i paguajtëm pa asnjë hezitim”, thuhet tutje në video.

VV dje publikoi një video ku vlerësonte veten si i vetmi subjekt politik që nuk iu bashkua keqqeverisjes./21Media

Back to top button