PSD me aksion për “Ditën e Mësuesit” e presin Nagavcin për t’ia dhënë librezën

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate janë mbledhur për të mbajtur një aksion simbolik, në ngjarjen ku është paraparë që të merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në Manifestimin për 7 marsin “Dita e Mësuesit”.

Ngjarja e paraparë për në orën 13:00 është shtyrë, derisa aktivistët janë deklaruar se po e presin ministren Nagavci.

Nol Nushi nga PSD tha se nuk do ta presin ministren me lule, por me aksione paqësore.

Sipas tij pritja po bëhet që t’ia dorëzojnë ministres librezën e mandatit të parë qeverisës.

Ndërtimi i çerdheve të reja, sjellja ndaj Sindikatës së Arsimit, furnizimi me kohë me libra shkollor, rezultati në Pisa për të gjitha këto është notuar me notën 1 ndërsa për shkelje të kushtetutës me notën 5.

Back to top button