Kupa e Kosovës/ Ballkani me dy gola epërsi pas pjesës së parë ndaj Malishevës
Ka përfunduar pjesa e parë e dy ndeshjeve të Kupës së Kosovës në futboll, të vlefshme për kualifikim në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Ballkani ka shkuar në pushim me dy gola epërsi ndaj Malishevës. Për skuadrën e Ilir Dajës golat i realizuan Dandfa dhe Nazmi Gripshi në minutat 25’ dhe 44’.
Pa gola ndërkohë është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Vjosës dhe Suharekës, dy skuadra këto që garojnë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.