PSD e gjuan Kurtin me qershi

Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri ka ngrënë fjalët e tij derisa ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
“Natën ka nënshkruar marrëveshje vartësi i tij i cili ka pranuar krejt marrëveshjet që i kemi kundërshtuar së bashku dhe të cilat janë të dëmshme për Kosovën. Fakt që kryeministri i Kosovës tenton të hyjë fshehtas në një takim publik me Polici të Kosovës, tregon çfarë marrëveshje ka bërë dhe sa të dëmshme ka qenë. Aksionet tona nuk do të ndalen, pasi këto marrëveshje janë të dëmshme”, tha ai.
Aksioni u quajt “Një grusht qershi për kryeministrin”. Megjithatë, nën masa të sigurisë dhe me ombrellë, kryeministri hyri në amfiteatrin e ish-Rilindjes, ku në një takim me qytetarë, do ta prezantojë buxhetin 2023.
“Ja dham një grusht qershi Kryeministrit të skutave, teksa po hynte nga dera e fshehtë!”, ka shkruar në “Facebook” zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi.
Ata kishin hedhur qershi edhe para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë proteste për marrëveshjen për targat./21Media

Back to top button