Pse bullizojnë njerëzit, cilat janë pasojat që shkaktohen, psikologu tregon për RTV21

Bullizmi është dhunë psikologjike ose fizike, e cila ndodh masivisht në të gjitha shtetet e botës, duke filluar me fëmijët që në bankat e para të shkollës. Bullizmi mund të shfaqet në disa forma, si: bullzimi fizik, verbal, social, elektronik etj.
Psikologu klinik, Imri Zabeli për rtv21.tv ka deklaruar se për t’u kualifikur një rast bullizëm duhet plotësohen disa kritere, si: personi që bullizohet është në aspektin psiko-fizike dhe në aspektin social më i dobët se se ai që ushtron bullizëm, dmth është një disproporcion i forcave, pastaj bullizuesi ka për qëllim që ta lëndojë fizikisht, emocionalisht dhe ta degradojë në aspektin social viktimën, një gjë e tillë duhet të ndodhë më shumë se një herë ose ka gjasa të ndodhë më shumë se një herë gjatë javës, për disa javë.
Bullizmi-Fenomeni me të cilën po përballen fëmijët tuaj e ndoshta ju nuk e dini. - Mami dhe Bebi
Derisa, Cyberbullizmi, sipas pskologut, është një proces më i avancuar i bullizmit, i cili po ashtu përbën një angazhim të bullizuesit për ta lënduar emocionalisht një person tjeter dhe këtë e bënë në vazhdimësi, të paktën një herë ose të ketë tendenca të bëhet më shumë se një herë në javë dhe për disa javë rresht.
Cyberbullismo: cosa succede se mio figlio ne è vittima? Quali tutele?
Pse zakonisht njerëzit bullizojnë, a ka ndonjë aspekt psikologjik që ndikon te ata, të bëjnë një gjë të tillë?
Psikologu Zabeli për rtv21.tv ka deklaruar se personat që bullizojnë mund të kenë edhe jetë emocionale dhe familjare jo stabile. Sipas tij, ata mund të jenë fëmijë të prindërve që kanë konflikte dhe që në sjelljet e tyre manifestohet dhunë, fëmijë të prindërve të divorcuar si dhe fëmijë që janë të lënë pas dore nga prindërit e të cilët bëjnë jete pa edukim dhe kujdes të mirë.

Ndërsa, sa i perket të rriturve që bullizojnë janë disa tipare që i gjenden tek ata. Psikologu ka deklaruar se personat e tillë kanë tipre antisociale, janë të frustrur, si dhe shpesh mund të gjenden me strukturë personaliteti narcistik.
Gjendja emocionale e personit që bullizohet, siç ka treguar psikologu, është shumë e rëndë, sidomos kur ndodhe tek fëmijët, ngase fëmijët që përjetojnë bullizëm i ekspozohen një keqpershtatjeje në formësimin e personalitetit të qendrueshem.
“Reaksionet e zakonshme janë: frikë, dhimbje emocionale, frustrim, dëmtim i vetëbesimit, depresion, probleme me gjumë, probleme në koncentrim, çrregullim i ushqimit, deri te konsiderimi i vetëvrasjes, si shpëtim nga vuajtja.”, ka deklaruar Zabeli për rtv21.tv
Ai ka potencuar se bullizmi mund të lë pasoja afatgjate te personi/personat që bullizohen. Sipas psikologut klinik, pasojat afatgjate janë: pasiguria, mungesa e vetëbesimit, mosbesimi ndaj njerëzve, etj.
Bullizmi në shkollë mund të na impaktojë gjithë jetën
Psikologu ka treguar edhe rastet e tjera kur nuk konsiderohen bullizëm. Sipas tij, format e tjera të sulmit që bëhen kundrejt një individi dhe që nuk kanë qëllim të persekutimit të vazhdushëm nuk janë bullizëm, janë konflikte, sulme, zënka por nuk mund të konsiderohet bullizëm./21Media

Back to top button