Pse deçanasit duhet ta votojnë Bashkim Ramosajn, tregon ai

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj sonte ka deklaruar se do ta kërkojë besimin e qytetarëve që Deçani të jetë në një stad tjetër të zhvillimit, sepse siç ka potencuar, ëndrrën e ka të saktë me synimet, buxhetin që duhet të ndodhin dhe konceptin e sakt të zhvillimit të qytetit të Deçanit.

Në Deçan janë 39 mijë e 875 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për të udhëhequr Deçanin janë pesë kandidatë: nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Bashkim Ramosaj, nga Lëvizja Vetëvendosje-Orges Tafilaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës-Hyri Dobrunaj, nga Partia Demokratike e Kosovës-Ardiana Qorraj dhe Isa Elezaj si kandidat i pavarur./21Media

Back to top button