Pse filmi “Bomba” të bën me lot?

Është dhënë premiera e filmit vendor me metrazh të gjatë “Bomba”.  Ky film vjen bazuar në ngjarje të vërteta të ndodhura në luftën e fundit në Kosovë.

Më shumë rreth këtij filmi, në emisioni “1 Kafe prej Shpisë” të RTV21, ka folur regjisori e aktori James Fetahu, i cili ka treguar se pse ky filmi  të bën me lot. “‘Bomba’ të bën me lot sepse përmban diçka të vërtetë brenda, bazuar në ngjarje të vërtetë që ka ndodhur në prillin e vitit ’99”.
Fetahu ka thënë tutje se secili e gjen veten brenda filmit. “E gjen veten në kuptimin që krejt jemi familjar, krejt e dojm dikë na do dikush, e loti del kur i humb më të dashurit”, ka thënë Fetahu./21Media

Back to top button