Dy të vdekur e 716 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa është raportuar për 716 raste të reja me koronavirus nga testimi i 1 mijë e 590 mostrave. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 303.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 1 mijë e 55 të shëruar në 24 orët e fundit.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 312.097 raste, prej tyre 300.313 janë shëruar, 8.239 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.545 pacientë./21Media

Back to top button