Pse fshati Orllan quhet edhe Gallab

Pse edhe Orllan edhe Gallab?  Pas vitit 1999 fshati Orllan i Komunës së Podujevës është i njohur edhe me emrin Gallab. Por, pse ka ndodhur kështu e sqaroi profesori i historisë, Bajrush Ibishi në rubrikën “Kah po shkon moj Zanë” në kuadër të emisionit “Një kafe Prej shpisë” në RTV21.
Profesori tha se fshati ka marrë emrin Gallab për vet faktin se në bazë të burimeve arkeologjike thuhet se aty ka jetuar fisi ilir “galaboj” edhe në bazë të asaj e ka marr emrin Gallab.
Megjithatë, sipas tij ky emër ani pse përdorët mjaft shpesh nuk u pranua nga UNMIK-u menjëherë pas luftës./21Media

Back to top button