Pse i hyri garës për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi nga VV-ja?

Kandidati nga Lëvizja VetëVendosje për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi në RTV21 shpalosi prioritet e programit të tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Krasniqi tha se programi i VV-së për Malishevën i ka 14 fusha me 144 veprime konkrete për t’i ofruar zgjedhje qytetarëve.

Në Malishevë janë 54 mijë e 18 qytetarë më të drejtë vote. Në garë për kryetar të Malishevës janë gjashtë kandidatë: Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës KASTRIOT BERISHA, nga LËVIZJA VETËVENDOSJE! ALBAN KRASNIQI, nga Lidhja Demokratike e Kosovës BAJRUSH HOTI, nga NISMA Socilademokrate EKREM KASTRATI, nga Partia Demokratike e Kosovës ISNI dhe si kandidat i pavarur garon SELAJDIN BYTYÇI./21Media

Back to top button