“Pse jetojnë nëna të tilla”, Xheneta Fetahu reagon për rastin e foshnjës që u gjet në mbeturina

Modelja Xheneta Fetahu ka reaguar pas rastit i cili tronditi vendin dje, ku një foshnjë u gjet në mbeturina në Matiqan të Prishtinës.
Ajo ka treguar se e ka prekur ky rast derisa ka gjykuar nënat që bëjnë një veprim të tillë, shkruan portali rtv21.tv
“Sot gjithë ditën kam qenë jashtë mase e mërzitur nga ky rast dhe realisht mendoj se pse jetojnë ‘nënat e tilla’.
Shumë po shumë gra luftojnë me përjetu të paktën një herë ndjenjën e të qenurit nënë e disa hedhin tek mbeturinat.E tani më thoni pse gjykon nënat që lënë fëmijët, A duhet desht nënat e tilla?”., ka shkruar ajo në Instagram./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?