Pse një gotë uji e ftohtë pas zgjimit ju ndihmon të eliminoni kapsllëkun

Ka shumë mënyra që mund t’ju lehtësojnë nëse vuani nga kapsllëku. Por, ne do i referohemi atyre më të thjeshtave. Si përshembull, një gotë ujë të ngrohtë çdo mëngjes.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, një gotë ujë në ditë, veçanërisht në mëngjes menjëherë pas zgjimit, ndihmon në shpërndarjen e lëndëve ushqyese në të gjithë trupin, rregullimin e temperaturës së trupit dhe largimin e toksinave nga trupi.

Një hulumtim i kryer në vitin 2016 nga

tregon se pirja e ujit në çdo temperaturë do ta mbajë trupin të hidratuar, por uji i ngrohtë është më i miri për kapsllëkun.

Pirja e ujit të nxehtë me stomakun bosh mund të jetë zgjimi ideal, pasi vetëm një gotë e vë zorrën në lëvizje. Ndërsa nga ana tjetër pirja e ujit të ftohtë zvogëlon lëvizshmërinë.

“Pirja e ujit në një temperaturë prej 2°C u zbulua se shtyp kontraktimet e stomakut në krahasim me 37 dhe 60 °C”, thotë studimi. Rekomandohet që njerëzit të konsumojnë të paktën 8 gota ujë në ditë dhe gjithmonë sipas moshës, gjinisë dhe niveleve të stërvitjes.

Back to top button