Pse nuk duhet t’i këpusni asnjëherë flokët e thinjura?

“Sa herë që hiqni një flokë gri apo flokë të thinjura, edhe më shumë do të rriten në vendin e njëjtë”.
Të gjithë e kanë dëgjuar këtë fjali shumë shpesh, por rezulton se shkulja e qimeve nuk është një ide e mirë.
“Do të doja të ishte e vërtetë, sepse atëherë ne do të mund t’i ndihmonim njerëzit me humbje të flokëve kaq lehtë. Por, shkulja e një fije floku nuk rrit më shumë dhe është një ide që nuk ka bazë në shkencë. Është normale të humbasësh deri në 159 qime në ditë, por në thelb ato nuk janë të lidhura në asnjë mënyrë, kështu që tërheqja e njërit nuk shtyn më shumë nga skalpi i kokës”, ka thënë Mirza Batanovic.
Pra, çfarë ndodh saktësisht kur tërhiqni një flokë të thinjur për ta larguar atë, të paktën për pak kohë? Sipas Michael Van Clarke – stilist flokësh ka thënë se “flokët e këputur të cilëve ju shkurtuat jetën do të pushojnë dhe do të fillojnë ciklin e ardhshëm të rritjes pas rreth 3 muajsh”.
“Në çdo cikël pas moshës 20 vjeç, flokët rriten pak më të hollë dhe qëndrojnë përreth për një kohë pak më të shkurtër. Ciklet në kokë janë mesatarisht pesë vjet dhe ka një numër të kufizuar ciklesh rritjeje”, shtoi ai.
Flokët gri janë një pjesë e pashmangshme e plakjes, kështu që ju do të shihni më shumë me kalimin e kohës.
Melanina është pigmenti që i jep ngjyrë flokëve dhe lëkurës.
Sipas stilistëve, numri i granulave të pigmentit natyrshëm fillon të zvogëlohet me kalimin e moshës së një personi, zakonisht midis moshës 28 dhe 40 vjeç.
Arsyeja për këtë është se melanocitet, qelizat që prodhojnë melaninë, fillojnë të ngadalësohen dhe prodhojnë më pak./21Media

Back to top button