Pse po ka kaq shpesh zjarre në QKUK, flet njohësi i çështjeve të emergjencave

Zjarret e shpeshta në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janẽ tregues se aty ka mungesa dhe probleme serioze të masave për mbrojtje nga zjarri. Kështu ka thënë Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

Ai tregoi se hapat e domosdoshëm që duhet të ndërmerren.

“Është e domosdoshme që QKUK të hartoj një Master Plan, që do të identifikonte të gjitha boshllëqet në sistemin e mbrojtjes nga zjarri dhe të ndërmerr hapat e nevojshëm për plotësimim e kritereve për mbrojtje nga zjarri dhe masave për parandalimin e zjarreve të mundshme, që do të përmirësojnë dhe garantojnë siguri për ndërtesat e QKUK-së, pacientët, stafin dhe vizitorët”, tha Tahiri.

Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit. Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Nuk raportohet për të lënduar.

Objekti i IML-së ishte përfshirë nga flakët edhe në fund të marsit. Atë kohë, dyshohej se shkaktar ishte defekti në instalimin elektrik./21Media

Back to top button