Pse “vdekja e Nairobit” në La Casa de Papel ishte e duhur?

La Casa de Papel për një kohë shumë të shkurtër që nga publikimi i sezonit të parë, u bë ndër seritë më të pëlqyera.
Në fund të sezonit të katërt të “Money Heist” , vdekja e njëres nga personazhet kryesore “Nairobi”, bëri rrëmujë në rrjete sociale dhe të gjithë pyesnin pse ishte e nevojshme që Nairobi të vdiste?!
Por, sipas regjisorit kjo u bë e nevojshme në mënyrë që në sezonin e pestë dhe të fundit të deklaruar, personazhet e mbetura duhet t’i shpallin luftë “armiqve” për vdekjen e Nairobit.
Vdekja e Nairobit në këtë seri dramë/krim, bëhet inspirim për personazhet tjera që të marrin gjithçka në dorë, mbi të gjitha luftën që tashmë është bërë më e ashpër dhe ka shkuar përtej luftës për para. Është një luftë personale tani.
Krijuesit e La Casa de Papel, bën të ditur se vdekja e Nairobit ishte e duhur para se të fillonte sezoni i pestë.
Producenti ekzekutiv, Jesus Colmenar beson se Nairobi do të kishte “një kohë të vështirë” në Money Heist 5.
“Nairobi përfaqësoi zemrën e grupit dhe mendoj se në sezonin e fundit, Nairobi do ta kishte shumë të vështirë për shkak se në këtë sezon ka konfrontim direkt dhe Nairobi ishte një karakter ndryshe, një karakter që nuk ishte bërë për një konfrontim direkt”, tha Colmenar.

Kujtojmë se, Money Heist 5 – pjesa e parë do të publikohet në Netflix më 3 shtator dhe pjesët tjera do të publikohen më 3 dhjetor./21Media

Back to top button