Kaloni te përmbajtja kryesore

4 mijë e 237 gjoba për 24 orë

Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje. Si pasojë janë shtuar edhe patrullimet policore, të cilat po i gjobitin qytetarët për mosrespektim të masave antiCOVD.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 4 mijë e 237 tiketa dënimi pë shkelësit e masave antiCovid.

Dënimet sillen nga 35 deri në 2000 euro.
Masat ndëshkuese për ata që shkelin oraret e përcaktuara të lëvizjes dënimet sillen nga 500 euro ndërsa ata nuk respektojnë mbajtjen e distancës fizike gjobiten me 35 euro.
Me nga 35 euro gjobiten edhe personat që nuk mbajnë maskë e cila nga e hëna është bërë obligative.
Bizneset që organizojnë aktivitet të ndaluara sipas masave të Qeverisë gjobiten me 2000 euro. Kurse ata persona që nuk e respektojnë izolimin gjatë infektimet me Covid-19 gjobitet me 500 euro si dhe rikthehet në karantinë.
Ndërsa, ata që hynë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë legale dhe nuk e deklarojnë vendin e origjinës prej nga vijnë si dhe nuk vepron sipas udhëzimeve të organeve kompetente ose refuzon t’i nënshtrohet masave të kontrollit të detyrueshëm mjekësor dhe izolimit apo karantinimit dënohet me gjobë prej 500 euro./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button