​PSG e ka planin gati, këta dy lojtarë do të jenë fytyrat e klubit

Kampioni francez, Paris Saint-Germain po përgatitet për jetën pa Kylian Mbappen.

Mbappe ka informuar PSG-në dhe bashkëlojtarët e tij se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Tani, PSG si duket është pajtuar me vendimin e Mbappes dhe ka filluar të mendojë për jetën pa yllin francez.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano bën të ditur se Xavi Simons dhe Warren Zaire-Emery do të jenë dy fytyrat e projektit të së ardhmes.

Zaire-Emery do të nënshkruajë një marrëveshje të re së shpejti, është arritur akordi.

Po ashtu, bisedimet për një marrëveshje të re për Xavi Simons ende nuk kanë filluar, e ardhmja e tij do të qartësohet gjatë ditëve në vazhdim.
Show More
Back to top button