PSG i bie pishman, kthen Mbappen në skuadër

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi sapo e ka konfirmuar se Kylian Mbappe është integruar sërish në skuadrën e parë të klubit.

Mbappe po refuzon të rinovojë kontratën me PSG përtej vitit 2024, gjë që e ka detyruar kampionin francez ta vë atë në shitje dhe t’i jap ultimatume.

Sanksioni i fundit i klubit ndaj Mbappes ishte largimi nga skuadra e parë, dhe stërvitja me lojtarët e padëshiruar.

Por, kjo gjë ndryshoi sot, pasi që PSG e ka rikthyer Mbappen në skuadër, menjëherë pas barazimit mbrëmë pa gola kundër Lorient.

Këtë gjë e konfirmoi presidenti i Mbappes, Khelaifi.

“Kylian është rikthyer dhe ai është i përkushtuar ndaj PSG-së”, tha ai para krejt skuadrës pasi që kishte folur sërish me Mbappen.

Mbappe do të jetë i gatshëm për skuadrën e parë duke filluar nga ndeshja e ardhshme e PSG. Kjo e fundit pret që Mbappe do të qëndrojë këtë verë. /kp

Back to top button