PSG mohon lajmin se QSI do ta shes klubin pas Botërorit

Programi televiziv spanjoll  El Chiringuito raportoi se Katar Sports Investment (QSI) ka vendosur të shesë Paris Saint-Germain pas Kupës së Botës 2022. 
Megjithatë, klubi ka mohuar raportin e lëshuar në median spanjolle. 
PSG deklaroi se “e mohon plotësisht dhe kategorikisht këtë lajm të rremë. Nuk është rastësi që vjen nga media të lira spanjolle”.
Nuk u desh shumë kohë që gjigantët francezë të shuanin zjarrin që do të shkaktonte ky lajm. 
Megjithatë, nëse ata do të shisnin PSG-në, do të kishte një listë të gjatë blerësish që kërkojnë të futen në futboll, duke marrë parasysh markën që është bërë skuadra e Ligue 1 që nga ardhja e QSI./21Media
Back to top button