Dyfishohet vlera e asistencës sociale, 100 euro shtesë pensionistëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka treguar masat e reja në kuadër të pakos së mbështetjes për qytetarët.
Në kuadër të këtyre masave do të dyfishohet vlera e asistencës sociale për muajin prill, pensionistëve do të u jepen 100 euro shtesë.
Kurti po ashtu ka thënë se do të mbështeten me 100 euro të gjithë punëtorët e sektorit privat dhe publik si dhe do të përkrahen me 100 euro të gjithë studentët.
Në kuadër të këtyre masave Kurti ka bërë të ditur se do të ndahen 40 mijë pako ushqimore për shtresat e cenueshme të shoqërisë.
Kryeministri Kurti bëri të ditur se vlera e totale e këtyre masave është 100 milionë euro nga të cilat do të përfitojnë 800 mijë qytetarë./21Media