PSG pritet ta shkarkojë trajnerin
Paris Saint-Germain thuhet se po përgatitet të shkarkojë menjëherë Mauricio Pochettino-n nga detyra e tij si trajner i kësaj skuadre.
Argjentinasi udhëhoqi ekipin e kryeqytetit drejt titullit të Ligue 1 me katër ndeshje të mbetura dhe ky ishte trofeu i tij i parë si trajner në ligë.
Megjithatë, skuadra e Pochettino-s zhgënjeu në Ligën e Kampionëve dhe ai ishte i lidhur vazhdimisht me postin e trajnerit të Manchester United përpara se “Djajtë e Kuq” të zgjidhnin Erik ten Hag për këtë punë.
Pochettino ka ende një vjet për të përfunduar marrëveshjen e tij në “Parc des Princes”, por sipas “Le Parisien”, ai do të lirohet në të ardhmen e afërt së bashku me stafin e tij stërvitor.
Raporti shton se Antonio Conte i ka ofruar shërbimet e tij skuadrës franceze, por në listë të ngushtë është edhe Zinedine Zidane.
Presidenti i Tottenham-it, Daniel Levy, supozohet se është ende në komunikim të rregullt me Pochettino-n, mes thashethemeve të reja për interesin e Conte-s për të marrë drejtimin e PSG-së.