PSG refuzon ofertën e Juventusit për Icardin

 
Dëshira e Juventusit për ta shkëmbyer kokë më kokë mesfushorin Arthur Melo me sulmuesin Mauro Icardi si duket nuk e ka impresionuar gjigandin francez Paris Saint-Germain.
Në fakt, siç raporton “Gazzetta dello Sport” PSG ka refuzuar ofertën e “Zonjës së Vjetër” për t’i shkëmbyer lojtarët në fjalë, pasi që dëshirojnë të rikuperojnë 60 milionë eurot që shpenzuan në Icardin kur e transferuan nga Interi.
Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2024, momentalisht Icardi nuk është duke kaluar nëpër momente të mira në Francë, ku edhe nuk ka minutazhë të kënaqshme që prej transferimit të Messit te PSG.
Siç spekulohet, Massimiliano Allegri nuk është i kënaqur me dyshen e sulmit Moise Kean dhe Alvaro Morata, dhe ka kërkuar një sulmues në janar, ku Mauro Icardi shihet si transferimi më ideal.
Që prej kalimit nga Interi te Paris Saint-Germain, Mauro Icardi ka arritur të bëjë 82 paraqitje për gjigandin francez, duke regjistruar 38 gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

Back to top button