PSG refuzon ofertën e Real Madrid për Kylian Mbappe

Real Madridi e ka konkretizuar interesimin e tij për sulmuesin e Paris-Saint-Germian, Kylian Mbappe.
Mbrëmjen e së martës u bë e ditur për një ofertë prej 160 milionë euro të bërë nga Real Madrid, për sulmuesin francez, Mbappe.
Gjithësesi, edhe pse kjo shifër është shumë e lartë, PSG ka refuzuar ofertën e gjigantit spanjoll.
Kontrata e Mbappe përfundon verën e ardhshme, e sulmuesi i PSG, ka refuzuar të rinënshkruajë kontratë edhe për pesë vjet të tjera me klubin për të cilin luan tani, gjë që e vë në pikëpyetje të ardhmen e tij./21Media

Back to top button