Publikohen pamjet ku dy foshnja u nxorrën të gjalla nga rrënojat

Janë publikuar pamjet e shpëtimit të dy foshnjave që janë nxjerrë nga rrënojat e një tornadoje javën e kaluar në shtetin amerikan të Kentakit.
Fëmijët ishin futur nga gjyshja e tyre në një vaskë për t’i mbrojtur. Vaska u hoq nga shtëpia nga stuhia dhe u hodh në kopsht, ku punonjësit e shpëtimit gjetën fëmijët kryesisht pa lëndime, transmeton rtv21.tv.
Fëmijët u ribashkuan me gjyshen e tyre, përpara se të dërgoheshin në spital.

Tornadot kanë lënë të paktën 76 njerëz të vdekur në Kentaki javën e kaluar, duke shkatërruar qindra prona./21Media

Back to top button