Reduktime edhe në ditët në vijim

Reduktimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, kështu ka njoftuar se KEDS.
Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth dy orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Sipas KEDS, dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi.
Për të eliminuar këtë dukuri, KEDS-i kërkon bashkëpunimin e të gjithëve.
“Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme”, thuhet në sqarim.
KEDS fton konsumatorët të cilët nuk kanë llogari të hapur në aplikacionin eKesco, ta hapin atë, si dhe të përcjellin ueb-faqen e KEDS për t’u informuar për këto kufizime./21Media

Back to top button