Publikohet “Engjulli im” nga Bardhi
Është publikuar projekti muzikor “Engjulli im” i artistit Bardhi.
Bardhi ka punuar në këtë këngë tashmë një kohë të gjatë.
“Engjulli im” është ripërpunim i këngës “Melegim” nga artisti francez, Soolking.
Ky projekt i radhës i Bardhit gjatë vitit 2021 ishte bërë viral në rrjetin social TikTok, e fansat mezi e prisnim të plotë.
Kështu, në Instagram nuk kanë munguar komentet si “Më në fund”, “Kënga më e mirë, “Faleminderit që e solle” e të tjera.
Projekti i fundit nga Bardhi është ”Ajo po don”, të cilin e ka publikuar më 15 nëntor të vitit të kaluar. Kënga është në bashkëpunim me artistin Ensam./21Media