Publikohet “Jeta” e Art Abazit

“Jeta” titullohet projekti më i ri muzikor i këngëtarit Art Abazi, i cili është publikuar sot.
Edhe këtë herë, artisti është përkujdesur t’i sjellë publikut këngë të veçantë, muzikën e së cilës e kanë realizuar Abazi së bashku me Gent Mytarajn. Kurse tekstin e ka shkruar Rozana Radi.
Videoklipin, Abazi ia ka besuar Butrint Pashës, Kushtrim Tënavës, Burim Mexhuanit, Vali Karakushit dhe Agon Nushit./21Media

Back to top button