U kapën duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen 7 persona, një procedohet penalisht
Shtatë persona u arrestuan, ndërsa një tjetër u procedua penalisht në Tiranë, sepse u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare.
“Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 3 raste të kësaj veprimtarie.”, informoi Policia.
Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste, sipas Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit: – K. B., 28 vjeç, E. B., 39 vjeç, A. A., 34 vjeç, R. H., 33 vjeç, H. H., 34 vjeç, F. O., 56 vjeç, A. D., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. D., 43 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./21Media