Publikohet katalogu “Arti gjatë pandemisë”

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se kanë publikuar katalogun e “Arti gjatë pandemisë: Bazuar në ngjarje të vërtetë“.
“Arti gjatë pandemisë“, ekspozitë e hapur në GKK në nëntor të vitit të kaluar, në të cilën u shfaq arti i Gazmend Ejupit më bashkëpunëtor dhe e cila qëndroi e hapur deri më 10 dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit, në këtë ekspozitë janë ftuar artistët vendor të tregojnë përvojën e tyre gjatë pandemisë COVID 19.
“Derisa vitin e kaluar gjërat po ndryshonin me shpejtësi të madhe, të gjithë ne u përshtatëm me realitetin e ri duke u përpjekur ta shfrytëzojmë sa më mirë këtë pushim të detyruar. Duke u munduar të përfitojmë nga ky pushim i detyruar të gjithë ne mendonim për sfidat e së ardhmes, e mendimi kryesor ishte: a mund të krijojmë një komunitet më të fortë duke kaluar kohë ndaras?”, bëhet e ditur në njoftim./21Media

Back to top button