Publikohet kënga “1 goat për ty” nga Ledri Vula

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi i njohur kosovar Ledri Vula, ka publikuar sot një projekt të ri muzikor.

“1 goat për ty”, titullohet kënga e re e Ledrit, që është shoqëruar me videoklip.

Të njëjtin titull si kënga e re mban edhe albumi i ri i reperit.

Ndërkohë nga ky album tashmë ka publikuar edhe një këngë që titullohet “Përshëndetje hejter”. Ky projekt ka grumbulluar mbi 1 milion klikime në kanalin zyrtar “YouTube”./21Media

Back to top button