Kaloni te përmbajtja kryesore

Publikohet kënga “Oj Dashni” nga Ardit Çuni dhe Çiljeta Xhilaga

 
Këngëtarët Ardit Çuni dhe Çiljeta Xhilaga kanë publikuar sonte një projekt të ri muzikor të përbashkët.
Kënga e re nga dyshja mban titullin “Oj dashni”, dhe vjen e shoqëruar me videoklip.
Teksti është shkruar nga Ronela Hajati, kurse për muzikën është përkujdesur vet Ardit Çuni.

“DOLIIIII!!! Një ndër projektet e mija të preferuara me një artiste që e dua shumë Çiljeta Xhilaga. Mezi e kam pritur këtë këngë pas ‘Big Brotherit’ kështu që shpresoj dhe besoj që do e doni aq sa edhe ne”, ka shkruar këngëtari në Instagram pas publikimit të këngës.
Ardit Çuni gjithashtu ka falënderuar ekipin që ka punuar për këtë projekt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button