Kaloni te përmbajtja kryesore

Vizita e presidentit kroat, Policia e Kosovës me njoftim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 23 dhe 24 dhjetor do të ketë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurtra kohore, të qarkullimit të trafikut për shkak të vizitës së presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq.
Tutje, Policia ka thënë se do të angazhohet për ofrimin e sigurisë dhe përcjelljen e eskortës së presidentit kroat sipas agjendës së paraparë.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këto masa që do të ndërmerren nga policia”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do ta presë homologun kroat me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, në orën 10:00./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button