Publikohet kopertina e albumit të Dafinës

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka kohë që ka paralajmëruar se do të sjellë një album, të cilin ka zgjedhur ta titullojë “Dafinë Moj”.
Tutje, artistja ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore dhe që të njëjtat janë mirëpritur nga publiku.
Së fundmi, Dafina ka publikuar në Instagram fotografinë që do të mbajë albumi i saj, në të cilin është duke punuar tashmë një kohë të gjatë.
Projekti i fundit nga Dafina është “Llafe Llafe” në bashkëpunim me Lyrical Son, e artistja ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë edhe dy bashkëpunime tjera, me reperë të njohur si MC Kresha dhe Buta./21Media

Back to top button