Publikohet lista e fituesve të festivalit “Talia e Flakës 2022”

Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës” që u mbajt në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2022” në Gjilan, u përmbyll me komedinë “Inspektor Limi”, nga Lirak Çelaj, me regji të Florent Mehmetit, prodhim i Teatrit Oda.
Në kuadër të “Talia e Flakës 2022”, janë bërë të ditur fituesit e çmimeve në këtë edicion.
Mehmet Kraja | fitues i çmimit për tekstin apo dramën më të mirë origjinale në Festivalin e Dramës Shqipe 2022 në Gjilan | Aroma e hënës |
Ilir Bokshi | fitues i çmimit për regjinë më të mirë në Festivalin e Dramës Shqipe 2022 në Gjilan |Viganët
Adrian Morina | fitues i çmimit “Aktori më i mirë” në Festivalin e Dramës Shqipe 2022 në Gjilan
Donikë Ahmeti | fituese e çmimit “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Dramës Shqipe 2022 në Gjilan |
Endrit Ahmetaj | fitues i çmimit “Aktori më i mirë në rol dytësor” në Festivalin e Dramës Shqipe 2022 në Gjilan |
Daniela Markaj | fituese e çmimit “Aktorja më e mirë në rol dytësor” në Festivalin e Dramës Shqipe 2022 në Gjilan |
Bekim Korça| fitues i çmimit “Skenografia më e mirë” në Festivalin e Dramës Shqipe 2022 në Gjilan |
Viganët | fitues të çmimit “Shfaqja më e mirë” në Festivalin e Dramës Shqipe 2022 në Gjilan | prodhim i Teatrit të Gjilanit.
Festivali i Dramës Shqipe “Talia Flakës” nisi më 23 janar dhe zgjati deri më 28 janar./21Media

Back to top button