130 pacientë me Covid-19 janë me oksigjeno-terapi

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, po marrin trajtim 204 pacientë me Covid-19.
Bëhet e ditur se 130 nga ta janë me oksigjeno-terapi, kurse, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 85 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë,12 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë,15 pacientë
Spitali i Prizrenit,13 pacientë
Spitali i Pejës,11pacientë
Spitali i Gjakovës, 23 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 20 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit,16 pacientë
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë ka arritur në 35 mijë e 51 raste. Sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 2 mijë e 390 raste të reja me koronavirus./21Media

Back to top button