Publikohet lista zyrtare me 41 shtete pjesëmarrëse në “Eurovision 2022”

Sot është publikuar lista zyrtare e vendeve pjesëmarrëse në Festivalin e madh të muzikës, “Eurovision Song Contest”.
Konkursi i 66-të, i organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe anëtari i tij italian Rai, do të mbahet në PalaOlimpico të Torinos më 10, 12 dhe 14 maj 2022.
Të 39 transmetuesit pjesëmarrës nga 2021 po kthehen në edicionin e radhës të këtij festivali. Atyre do t’u bashkohet ‘RTCG’ nga Mali i Zi dhe transmetuesi kombëtar i Armenisë ‘ARMTV’ të cilët konkuruan për herë të fundit në vitin 2019 kur morën pjesë edhe 41 vende tjera.
Nga 41 kombet që marrin pjesë, 36 do të garojnë në dy gjysmëfinale me 10 akte të suksesshme nga secila gjysmëfinale duke u bashkuar me 4 nga Big 5 (Francë, Gjermani, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar) dhe pret Italinë në Finalen e Madhe.
Italia fitoi të drejtën për të organizuar ngjarjen e vitit të ardhshëm, pasi grupi muzikor “Måneskin” i dhuruan vendit të tyre fitoren e parë që nga viti 1990 me këngën “Zitti e Buoni” në edicionin e këtij.
Vendet e mëposhtme (dhe transmetuesit anëtarë të EBU) do të marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2022 në Torino:
Shqipëri (RTSH)
Armeni (AMPTV)
Australi (SBS)*
Austri (ORF)
Azerbajxhan (Ictimai TV)
Belgjikë (RTBF)
Bullgari (BNT)
Kroaci (HRT)
Qipro (CyBC)
Republika Çeke (CT)
Danimarkë (DR)
Estoni (ERR )
Finlanda (YLE)
Franca (FT)
Gjermania (ARD/NDR)
Gjeorgjia (GPB)
Greqia (ERT)
Islanda (RUV)
Irlanda (RTE)
Izraeli (KAN)
Italia (RAI)
Letonia (LTV)
Lituania (LRT)
Malta (PBS )
Moldavia (TRM)
Mali i Zi (RTCG)
Hollanda (AVROTROS)
Maqedonia e Veriut (MKRTV)
Norvegjia (NRK)
Polonia (TVP)
Portugalia (RTP)
Rumania (TVR)
Rusia (RTR)
San Marino (RTV)
Serbia (RTS)
Sllovenia (RTVSLO)
Spanja (TVE)
Suedia (SVT)
Zvicra (SRG SSR)
Ukraina (UA: PBC)
Mbretëria e Bashkuar (BBC)
/21Media

Back to top button