Zgjatet afati për aplikim për vajzat që do fitojnë nga 1 mijë euro

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka marrë vendim që të zgjerohet mbështetja financiare për studentet vajza/gra që janë në vitin e dytë dhe tretë të studimeve Bachelor, në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM).
Qeveria njofton se është zgjatur afati për aplikim në këtë thirrje deri më datën 31.10.2021 në ora 16:00.

Javën e kaluar, kryeministri Albin Kurti, njoftoi se nëpërmjet 1 mijë bursave studentore do të ofrohet mbështetje financiare për 1 mijë vajza studente në fushat e STEM në Kosovë.
Të drejtë aplikimi, sipas kryeministrit, do të kenë të gjitha studentet e rregullta të fushave STEM në vitin akademik 2021-2022 në nivelin bachelor./21Media

Back to top button