Publikohet ”Nashta” nga Capital T

Reperi Capital T, sot ka sjellur një projekt të ri muzikor.
”Nashta”, titullohet projekti i ri të cilën artisti e kishte paralajmëruar ditë më parë.
”T’lash une me shku, se nuk t’kom meritu”, ka shkruar artisti teksa e ka paralajmëruar projektin.

Artisti gjithashtu ka një kohë të gjatë që ka paralajmëruar se është duke punuar në albumin e ri. Kështu, i njëjti ka bërë të ditur se albumi do të publikohet në këtë muaj (dhjetor).
”Heart Broken Kids” siç është emëruar albumi, do të jetë projekti përmbyllës i këtij viti për reperin./21Media

Back to top button