Publikohet numri për informacione rreth të aksidentuarve në Kroaci

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar numrin, në të cilin mund të kontaktojnë të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës dhe gjendjes së të aksidentuarve në Kroaci.
Ky është numri +383 (0) 38 200 76 000.
Ministria e Punëve të Brendshme ka shprehur ngushëllime për familjarët e të vdekurve në aksidentin në Kroaci, ndërsa të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejtë.
MPB-ja ka theksur se janë pranë familjeve të viktimave për t’i kaluar këto momente të vështira.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka informuar se si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Slavonski Brod të Kroacisë kanë vdekur 10 bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda./21Media 

Back to top button