Publikohet traileri i filmit “Cocaine Bear”

“Cocaine Bear” titullohet filmi i ri, komedi e zezë me regji të Elizabeth Banks. Ngjarja në të është inspirim nga një ngjarje e vërtetë që ka ndodhur në vitin 1985.

Ai paraqet një ari të zi, i cili gëlltitë kuti me kokainë nga një çantë e madhe, në vlerë të miliona dollarëve.

Në filmin “Cocaine Bear” me role paraqiten aktorët: Keri Russell, O’Shea Jackson Jr., Christian Convery, Jesse Tyler Ferguson, e disa të tjerë.

Në këtë film me rol u paraqit edhe aktori Ray Liotta. Kjo për të ishte paraqitja e fundit në një film para vdekjes së tij.

Ariu pasi që gëlltitë kokainën, tërbohet dhe fillon të sulmojë njerëz. Duke parë sjelljet e tij, një grup vendasish dhe turistësh nga një qytet i vogël i Kentakit bashkojnë forcat për të mbijetuar në këto sulme.

Ariu merr kokainën e cila bie nga një aeroplan, të cilin e drejton Endru Thorton, ish ky polic në departamentin e narkotikëve dhe njëherësh kontabandist me drogë.

Thorton më pas edhe vetë kërcen nga aeroplani me një parashutë që është në defekt, dhe vdes.

Ariu u gjet tre muaj më vonë në veri të Gjorgjias, bashkë me 40 kuti plastike me kokainë. Ai vdes nga mbidoza.

Ariu ka kohë që është në ekspozitë në Kentaki. Ai në vitin 2015 mori emrin Ariu i Kokainës. Megjithatë ka pak dallime sa i përket parqitjeve në film. Psh në realitet, ariu vdes nga mbidoza, e në film, ai bëhet si i tërbuar dhe fillon të sulmojë njerëz.

Në realitet, ekzaminuesi mjekësor i cili ka kontrolluar barkun e ariut, ka thënë se ai ishte i mbushur me kokainë. Sipas tij, nuk ka kafshë në botë që do të mbijetonte nga kjo.

Dashamirët e kësaj ngjarjeje kanë shansin që filmin “Cocaine Bear” ta shohin së shpejti, më saktësisht më 24 shkurt 2023./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button